Kur do vijë treni në Tiranë dhe sa do kushtojë bileta?

0

Në vitin 2026 në Tiranë pritet të dëgjohet boria e trenit pas më shumë se 10 vitesh e zhdukur. Punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës janë drejt përfundimit thotë ‘Hekurudha Shqiptare’, dhe aktualisht kanë mbaruar 90% e punimeve.

Me tren qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë nga Tirana deri në Durrës për vetëm 22 minuta, ndërsa gjatë hekurudhës do të ketë edhe 11 stacione, duke ju dhënë mundësi qytetarëve për akses në transportin hekurudhor. Stacioni i nisjes në Tiranë do të jetë në fund të Bulevardit të Ri, ndërsa biletat do të jenë deri në 2 euro.

Ndërkohë vitin tjetër pritet të nisë edhe puna për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 1 =