Kujdes llogaritë bankare! Vjedhjet online po shtohen

0

Qytetarë shqiptarë kujdes me llogaritë bankare, pagesat që bëni online me kartë apo se kujt ja jepni të dhënat e llogarisë.
Mashtrimet online vetëm po shtohen, ndaj vëmendja duhet shtuar. Lexoni me kujdes mesazhet që ju vijnë në telefon dhe mos bini pre e linqeve joshëse.
Mesazhe të tilla “urime keni fituar x para klikoni linkun për t’i marrë”, “llogaria juaj po përditësohet me jepni të dhënat tuaja’, ‘investo në x biznes, sapo fitova miliona’, janë mashtrime, dhe rezultati është vjedhje e llogarisë.
Tregoni kujdes me mesazhe të tilla joshëse që ju ftojnë të klikoni nëpër linqe apo ti jepni të dhëna të kartës bankare apo të llogarisë tuaj.
Vetëm vitin e kaluar sipas INSTAT janë identifikuar 971 raste të krimeve kibernetike, nga 672 raste në vitin e 2023. Krimet kibernetike, mashtrimet online apo vjedhja e të dhënave, janë veprat penale me rritjen më të madhe gjatë vitit të kaluar me më shumë se 44% në raport me 2023.
Java më parë Shoqata e Bankave ju bënte thirrje qytetarëve që të ruajnë të dhënat e tyre dhe të tregohen të kujdesshëm, sepse mund t’ju vjedhin paratë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

10 − six =