Nga 2026, s’ka më pagesa pa limit me lekë në dorë!

0

Nga ushqimet në market e deri tek pagesa e shpisë. Gjithçka mund të bëhet me lekë në dorë, pavarësisht se kush është burimi i tyre.
Deri në fund të muajit Mars banka e Shqipërisë thotë se jashtë bankave, pra kanë qarkulluar cash afro 4.3 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që prej me shumë se dy dekada.
Në raport me Marsin e vitit të kaluar paraja cash është rritur me 397 milionë euro me shumë këtë vit.
Paraja informale që vjen nga burime të paligjshme, evazioni apo aktivitete kriminale po dëmton ekonominë e vendit, pasi institucionet po humbasin çdo betejë me luftën ndaj informalitetit pasi nuk arrinë të kontrollojnë qarkullimin e parasë jashtë bankave.
Por kjo do të ndryshojë me shume mundësi vitin që vjen. Qeveria do të vendos limit për vlerën e pagesës që mund të bësh më lekë në dorë brenda asnjë muaji. Pra përshëmbull mund të vendos tavan 500 euro, mbi këtë vlerë ti nuk paguan me lekë në dorë pasi gjobitesh.
Propozimi që kanë bërë bankat është që ky limit të ketë 750 euro, por shifra e saktë bëhet e ditur vitin tjetër bashkë me planin e masave që po harton Ministria e Financave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen + seventeen =