Ku është rritja ekonomike? Bizneset dhe qytetarët zhyten në kredi

0

Me mijëra aplikime të reja për të marrë kredi janë regjistruar vetëm në 3 muajit e parë të këtij viti. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në mars bizneset dhe qytetarët kanë marrë afro 970 milionë euro kredi pranë bankave të nivelit të dytë.
Kjo është një shifër historike e rritur me gati 140 milionë euro krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Banka e Shqipërisë thotë se qytetarët vijojnë të shtojnë borxhet e tyre vetëm për të blerë shtëpi.

“Kërkesa e individëve për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e parë të vitit 2025, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit”, thotë banka.

Në fakt kërkesa për kredi ka qenë edhe më e lartë por bankat në këto muaj të parë të vitit janë treguar më të rrepta dhe kanë refuzuar më shumë kërkesa për kredi si të bizneseve ashtu edhe të qytetarëve.

“Bankat raportuan marzhe më të larta mbi kreditë me rrezik, si edhe shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë të nënshkruara me bizneset. Elementet e tjera joçmim nuk ndryshuan nga një tremujor më parë”, vijon vrojtimi i BSH.

Në këtë tremujor bizneset thuhet në raport kanë marrë më shumë kredi për të bërë investime por edhe për të pasur likuiditet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × 5 =