Rreth 53 mijë vota të emigrantëve shqiptar që jetojnë në Greqi, do të numërohen. Vendimi është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Asnjë kuti nuk është vlerësuar si e parregullt. Përsa kohë janë të rregullta, është detyrim ligjor të vijojë numërimi i çdo vote që është i hedhur në kuti. Bazuar në kompetencën vendos vazhdimin dhe përfundimin e çdo vote të ardhur nga jashtë”, tha Celibashi.
Votat e diasporës nga Greqia u bllokuan me kërkesë të PD me 12 maj për shkak të kontestimit të Partisë Demokratike, e cila kërkoi që bllokimin e tyre. Por ky vendim u kundërshtua nga PS e cila e quajti të paligjshëm këtë bllokim.







