Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rikujtuar orarin zyrtar të hapjes dhe mbyllljes së qendrave të votimit në pesë bashki ku nesër do tê mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.

Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.

Komisioneri Celibashi ka ftuar të gjithë qytetarët e këtyre bashkive që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit.

The post Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

sixteen − four =