Qindra banorë të qytetit turistik Antigua në Guatemalën qendrore janë evakuar për shkak të një shpërthimi të fuqishëm të vullkanit Fuego.
Shërbimi Sizmologjik i Guatemalës ka njoftuar se vullkani ka lëshuar re të mëdha hiri që arrijnë deri në 4.8 kilometra lartësi, ndërkohë që një rrjedhë lave rreth 1.2 kilometra e gjatë është formuar pranë kraterit.
Për shkak se situata është e rrezikshme ekspertët thonë qytetarët duhet të evakuohen pasi mund të ketë rrëshqitje të mëdha nga llava dhe përbëjnë kërcënim serioz për jetën.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i evakuimeve mund të arrijë deri në 30 mijë pasi rrezikshmëria është e lartë.
Vullkani Fuego i Guatemalës, i konsideruar nga sizmologët si një nga vullkanet më aktivë në botë, është duke shpërthyer aktualisht.









