Një nxës i gjimnazit ka përfunduar në urgjencë me dëmtime pasi u hodh nga kati i dytë i gjimnazit gjatë orarit mësimor. Sipas shokëve të klasës i riu u hodh nga lartësia pas një basti prej 10 mijë lekësh të vjetra me shokët e klasës. Policia vijon hetimin për rastin.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.
17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.














