Video/Braçe drejt fitores, por me frikë nga kolegët, thirrje numëruesve: Mos vidhni votat

0

Kandidati për deputet i PS-së në listë të hapur nga Divjaka ku ishte në Tiranë ishte më shumë se një sfidë për Erion Braçen.

Ky i fundit la hallet e bujqve dhe ju fut punëve të kryeqytetit në kërkim të votës personale në këto zgjedhje parlamentare. Deri më tani Braçe ka arritur të marrë 4052 vota, duke u renditur i 4-ti më i votuar në Tiranë.

Edhe pse duket se ai e ka fituar mandatin e deputetit pasi PS merr 19 mandate në Tiranë, nga të cilët 7 janë të listës së hapur.

Por edhe pse duket se e ka fituar të drejtën për të qenë në kuvend edhe për katër vite, Braçe i bën thirrje numëruesve të tregohen të drejtë e të mos marrin votat e njërit kandidat e t’ja japin tjetrit, se do përballen me ligjin.

Mesazhi i plotë i Erion Braçes

Tirana/5✋sa

Shume faleminderit dhe nje lutje e perseritur;

Shume faleminderit per urimet e qe me shihni deputet; por nuk ka mbaruar gje akoma!

Duhet njmeruar cdo vote deri ne fund;beni durim!Jo per te qene une fitues por qe te marre kuptim vota e populli; sic mori kuptim cdo vote per partine/partite, ashtu duhet te marre kuptim vota e popullit edhe per kandidatet; eshte jetike kjo per te cuar ne kuvend ata qe populli ka votuar!Lutja ime eshte e perseritur e i drejtohet numeruesve;beni kujdes, lexoni drejt-sic eshte xhanem, cdo vote te popullit per kandidatet;

Mos u beni pjese e proceseve ne fund te te cileve mund te perballeni me ligjin; Secili nga ne e ka patur njerezit e tij gjate numerimit te votes se partise-ka mbajtur shenim votat e kandidateve, secili nga ne e ka kollaj te ndjeke tani numerimin online, secili nga ne e ka te drejten e mundesine te terheqe per cdo kuti ku eshte rregjistruar cdo vote gjate numerimit;

Pra eshte e kote!

Mos u beni pjese e shkeljes se ligjit duke i marre vote njerit e dhene tjetrit, marre tjetrit e dhe dikujt tjeter ne liste;

Moooos!

Une nuk i prek vote kerkujt, por nuk do fal kerkend qe e ben kete ne dem jo thjesht timit, por te nje procesi shembullor qe duhet te kete integritet deri ne fund nga #kamza ne #njesia5 ku jam une!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven − 7 =