Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë deputetët që morën pjesë në mosbindjen civile sot, ku bllokuan katër akse rrugore, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve për rreth tre orë.
Protesta u mbajt në katër vende të ndryshme dhe rrugët u bllokuan në kryqëzimin e Vorës, Çermës, Bradasheshit dhe aksin Lezhë-Milot. Policia në bashkëpunim me prokuroritë e qyteteve përkatëse ka proceduar në gjendje të lirë deputetët pjesëmarrës në tubim të paligjshëm. Mes të proceduarve janë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Gjithashtu janë proceduar dhe një pjesë e madhe e protestuesve. Bëhet e ditur se në çdo tubim të organizuar në katër nyjet kryesore të qarkullimit kanë marrë pjesë 150-200 tubues. Një pjesë e mirë e këtyre të fundit janë proceduar ndërkohë dhe do ndiqen në gjendje të lirë.










Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.