Administrata tatimore ka nisur të vlerësojë paqen fiskale për t’a vënë në zbatim. Tatimet njoftojnë se kontrolli i bilancit të bizneseve tanimë po bëhet nga zyra përmes sistemit të Inteligjencës Artificiale e cila bën kalkulime dhe nxjerrë rezultatin nëse biznesi po bën apo jo evazion.
“Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis AT dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e IA e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por duke garantuar mbledhjen e detyrimeve tatimore”, thonë tatimet.
Epoka e re e kontrollit të biznesit nuk do të jetë e fokusuar tek inspektori që është edhe i korruptueshem por tek roboti që në çdo moment vëzhgon dhe përgjon biznesin tuaj pa qenë ju në dijeni.









