Tiranë – Të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lundër, ku për pasojë janë plagosur 4 persona, dy prej tyre të mitur. Ende nuk dihen detaje dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po kontrollon zonën.
Sipas burimeve njëri prej të miturve, vetem 11 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë të Spitali i Traumës.
Nga iinformacionet e para bëhet me dije se autorët kanë djegur makinën në zonën e Lundrës.
Të plagosurit: Arec Stafa, 34 vjeç, Kian Mullai, 19 vjeç, M. Demiri, 17 vjeç dhe D. Demiri, 11 vjeç.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.








