Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një automjet tip “Golf” dhe më pas është përmbysur.
Drejtuesi i “Benz”-it ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në aksident, ndërsa rrethanat dhe shkaku i saktë pritet të përcaktohen nga hetimet e policisë.
The post Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.







