A do marrë fund kriza politike në Kosovë? Gjykata Kushtetuese cakton 30 ditë afat për ngritjen e Kuvendit të ri

0

Pas më shumë se 2 muajsh në krizë politike dhe në pamundësi për të konstituar Kuvendin e Kosovës, një zgjidhje vjen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.Kuvendi i ri të ngrihet brenda 30 ditësh, kështu urdhëron Gjykata Kushtetuese, e cila thotë se deputetët janë të detyruar që brenda këtij afati të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e kuvendit.

“Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] në ndërlidhje me nenin 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve], nenin 70 [Mandati i Deputetëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kreun IV të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Aktgjykim duhet që sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.Po ashtu në vendim thuhet se mos zgjedhja e kryetarit të kuvendit është në shkelje edhe me ligjin.“Seanca e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar dhe si rezultat i moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet dhe kërkesat e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, vlerëson Gjykata Kushtetuese.Deri më tani kanë dështuar 37 seanca për konstituimin e kuvendit, pasi propozimi i LV që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare Kuvendi, nuk pranohet nga opozita pasi është një figurë që nuk po pranohet nga palët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

19 + 8 =