U zbulua pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

0

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, mori pjesë së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama në ceremoninë ku u shpalos pllaka e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir.

Sali e vlerësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve, miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

Në një postim të tij, ai shkroi se në Manastir, së bashku me kryeministrin Rama, ishin pjesëmarrës në zbulimin e pllakës së Konsullatës së Nderit.

Ai e cilësoi këtë si një ngjarje me peshë të veçantë në qytetin e Alfabetit, që simbolizon forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Manastiri, sipas tij, mbetet gjithmonë një pikë kyçe e historisë dhe e lidhjes sonë kombëtare.

The post U zbulua pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

6 + 4 =