Përplasje te Kryeministria, protestuesit djegin një automjet dhe policia ndërhyn me gaz lotsjellës (VIDEO)

0

Një automjeti iu vu flaka nga protestuesit përpara Kryeministrisë, ndërsa protesta e sotme vazhdon të shoqërohet me tensione dhe përballje të ashpra me policinë.

Pamjet e regjistruara në terren tregojnë se, përpara se ta digjte, një grup protestuesish e shtyu automjetin drejt rreshtimit të forcave policore përballë godinës së Kryeministrisë, duke synuar të çante kordonin.

Gjatë përplasjeve, protestuesit hodhën gurë ndaj efektivëve, duke i detyruar këta të fundit të zmbrapseshin disa metra.

Ndërsa hedhja e gurëve vazhdonte, policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës në sasi të madhe për të shpërndarë turmën.

The post Përplasje te Kryeministria, protestuesit djegin një automjet dhe policia ndërhyn me gaz lotsjellës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven + twelve =