Milani synon transferimin e sulmuesit të shumëkërkuar të Club Brugge

0

Milani po ndjek me vëmendje situatën e Nicolo Tresoldit dhe pritet të shqyrtojë një lëvizje për sulmuesin e Club Brugge gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Gerry Cardinale, pronari i klubit italian, është bindur nga cilësitë dhe potenciali i 22-vjeçarit gjerman dhe synon ta sjellë atë në “San Siro”.

Tresoldi ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, ku shënoi het-trik. Me këtë paraqitje, ai e çoi në nëntë numrin e golave të realizuar në 11 ndeshje këtë sezon.

Një avantazh i rëndësishëm për Milanin është lidhja e hershme e sulmuesit me klubin kuqezi, pasi Tresoldi njihet si tifoz i “Rossonerëve”.

Babai i tij ka deklaruar se dëshira më e madhe e djalit është të luajë me fanellën e Milanit, ndërsa ka theksuar se një ofertë nga Interi nuk do të merrej asnjëherë në konsideratë.

Roma provoi ta afronte Tresoldin gjatë verës së kaluar, duke paraqitur një ofertë prej 35 milionë eurosh, por Club Brugge vendosi ta refuzonte.

Forma e shkëlqyer e sulmuesit ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së tij në treg. Sipas raportimeve, çmimi i Tresoldit tashmë ka kaluar 50 milionë euro.

22-vjeçari mund të zgjedhë të përfaqësojë në nivel seniorësh Italinë ose Gjermaninë, ndërsa pritet që para nisjes së sezonit të ardhshëm të transferohet te një prej klubeve të mëdha të Evropës.

The post Milani synon transferimin e sulmuesit të shumëkërkuar të Club Brugge appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 2 =