Jeni të lidhur nga pagat e ulta në Shqipëri, doni të emigronin dhe të shkoni në një vend ku paguhesh disa herë më shumë se këtu? Ky artikull do ju japë më shumë informacion mbi pagat më të larta në botë dhe për profesionet më të paguara.
Shumë afër Shqipërisë, në zemër të Evropës është shteti më pagën mesatare me të lartë në botë, gati 9.5 fish me të lartë se në Shqipëri, e cila llogaritet në 840 euro Bruto në muaj.
Për këtë vit në vend të parë për pagën më të lartë mesatare është Zvicra ku sipas të dhënave të fundit, paga mesatare vjetore bruto në Zvicër arrin në 95,490 euro dhe që përkthehet në rreth 7,958 euro në muaj.
Me pas vjen Luksemburg me pagë mesatare bruto mujore në vlerën 7,433 euro muaj, ndjekur nga SHBA 6,676 euro muaj, me pas Islanda 5,722 euro muaj dhe Danimarka me pagë 6,127 euro muaj.
Sektorët më pagat më të larta në këto shtete janë pozicionet si analistë financiarë, menaxherë investimesh, Inxhinierë të inteligjencës artificiale, zhvillues softuerësh dhe specialistë të sigurisë kibernetike.
Të mirë paguar janë edhe specialistët e mjekësisë si neurokirurgë dhe anesteziologë.
Paga të larta kanë edhe profesionet si inxhinierë dhe konsulentë për energjinë e gjelbër.








