Ministria e mbrojtjes-Situata e zjarreve – 26 Gusht 2025
11 të shuara
3 aktive
1 në monitorim
Bogovë, Skrapar – Vatra u vu nën kontroll të plotë me angazhimin e 30 efektivëve të FA, 22 forca zjarrfikëse me 7 mjete, 20 forca bashkiake dhe shërbime të tjera mbështetëse.
Pishë-Poro, Vlorë – Zjarri vijon të jetë aktiv dhe favorizohet nga era. Në operacion janë angazhuar mbi 70 trupa nga FA, zjarrfikësit e Vlorës, forca bashkiake dhe pyjore, si edhe 4 helikopterë 🇦🇱🇦🇪.
Pezë Helmës, Tiranë – Zjarri aktiv në një terren të vështirë. 4 efektivë zjarrfikës me 1 automjet po qëndrojnë në gatishmëri pranë zonës së banuar.
Parku Natyror Gërmenj, Leskovik – Zjarri i riaktivizuar pranë piramidës 15 është normalizuar. Zona vijon të monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Kolonjës.
Janë shuar plotësisht edhe vatrat në Kukës, Malësi e Madhe, Durrës, Lezhë, Korçë, Klos, Tiranë dhe Pogradec.









