Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Referendum për antarësimin në BE

0

Kryetari i PS, fitoren e 11 majit me 83 mandate e konsideron referendum për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda 2030.

“Motra dhe vëllezër, shok e shoqe është e disata herë që do të përsëris se nuk besoj te rastësitë se nuk ka mundësi të jetë kaq e mrekullueshme rastësia kur pasi populli duke iu përgjigjur fuqishëm tonë nga ky shesh dhe në të gjitha sheshet e rrugët e Shqipërisë, i ka transformuar zgjedhjet politike në një referendum për bashkimin sa më parë të Shqipërisë me Evropën. Evropa do të zbresë në këtë shesh duke filluar nga nesër me të tërë udhëheqësit e saj’, tha Rama.

Ndërsa katërvjeçarin e ardhshëm Rama e konsideron si mandatin aq të rëndësishem sa ai i 1992.

“Ky ishte mandati më i fortë që na dhanë shqiptarët, po politikisht aq i fortë sa ai i vitit të kthesës në historinë shqiptare, ai i vitit 1992. Ne do bëjmë të pamundur ta bëjmë në këtë mandat po aq historik, duke mbyllur negociatat më 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë më 2030 si anëtare e BE-së. Kohë e deshi që Shqipëria si një xhevahir i Ballkanit dhe Tiranës kryeqytetit tonë, na ra ne që ta ndajmë për ta çuar drejt perëndimit dhe jo azisë dhe fati na ra ne”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eight + 14 =