Zelensky: Ukraina dëshiron me çdo kusht anëtarësimin në NATO, garancitë e sigurisë rikthehen në tryezë

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë sërish të qartë se Kievi synon anëtarësimin në NATO, një hap që ai e sheh si një nga garancitë më të forta të sigurisë për Ukrainën.

Kjo deklaratë vjen ndërsa çështja e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë dhe mundësia e dhënies së garancive të ngjashme me Nenin 5 janë rikthyer në qendër të bisedimeve mes partnerëve perëndimorë, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Sigurisht, Ukraina dëshiron me zjarr të bashkohet me NATO-n”, u shpreh Zelensky para gazetarëve, duke nënvizuar se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut është thelbësor për sigurinë e vendit.

Sipas raportimeve, Uashingtoni e ka bllokuar anëtarësimin e Ukrainës që nga viti 2025, por kjo temë është rikthyer në agjendën diplomatike gjatë ditëve të fundit.

Në një takim të mbajtur të enjten në Berlin me aleatët e Kievit, i dërguari amerikan Jared Kushner tha se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie të krahasueshme me ato të Nenit 5 të Traktatit të NATO-s.

Neni 5 është një nga shtyllat kryesore të Aleancës dhe parashikon që një sulm i armatosur kundër një vendi anëtar trajtohet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve, duke vënë në lëvizje parimin e mbrojtjes kolektive.

I pranishëm në takimin e Berlinit, presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu mbështeti rifillimin e diskutimeve për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

The post Zelensky: Ukraina dëshiron me çdo kusht anëtarësimin në NATO, garancitë e sigurisë rikthehen në tryezë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × five =