Aeroporti i Vlorës me pistën më të gjatë në Ballkan prej 3.2 kilometra do të ketë kod ajrorë ‘VLO’. Pra kur do të prihen biletat për të udhëtuar në këtë aeroport kodi në Biletë do të jetë VLO. Ky emër është miratuar nga IATA.
Ky aeroport ishte planifikuar të kishte një investim prej 120 milionë euro, por deri më tani vlera e investimit ka arritur në 140 milionë euro. Ky aeroport i ndërtuar pranë Akërnisë në Vlorë, do të ketë një terminal me sipërfaqe prej 17 mijë metër katror dhe është i ndërtuar për të pritur edhe avionë të kategorisë së madhe që vijnë përtej oqeanit, nga SHBA apo Dubai.












