Vrau prokurorin Falcone në Itali në 1992, mafiozi famëkeq përfundimisht i lirë

0

Bosi i mafias Giovanni Brusca, një nga gangsterët më famëkeq të Italisë, është plotësisht i lirë pasi kreu katër vjet lirim me kusht që iu caktua pas lirimit nga burgu në vitin 2021.
Ndër të tjera, Brusca, 68 vjeç, aktivizoi eksplozivin që vrau prokurorin anti-mafia Giovanni Falcone në vitin 1992.
Ai gjithashtu mbyti dhe treti në acid Giuseppe Di Matteo, djalin adoleshent të një informatori të mafias.
Brusca u arrestua në maj 1996 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshirë atë të Falcone-s, gruas së tij Francesca Morvillo dhe tre oficerëve të policisë në maj 1992.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × 4 =