“Sherr për një kafe” Dy të vrarë në Manëz të Durrësit, një në kërkim (Emrat)

0

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrësit, pranë një karburanti, bilanci i së cilës është, dy viktima dhe një i shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz dhe është shpallur në kërkim Daniel Pepa, 21 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake sherri nisi pasi një nga të rinjtë hyri në një lokal dhe porositi kafe, por kamerieri I tha se ishte fikur ekspresi dhe aty nisi sherri. Nga konflikti u bezdis një klient dhe më pas nisi konflikti i armatosur afër një karburanti.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21-vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 2 =