Policia e Tiranës ka arrestuar 45-vjeçarin Luan Alla, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur, si dhe për tentativë vrasje ndaj policëve. Gjatë një operacioni për ndalimin e tij, Alla ka qëlluar me armë drejt forcave të rendit dhe ka iku në pyll. Pas një ndjekjeje prej dy orësh, ai u kap dhe u arrestua.
Gjatë kontrollit, Luan Alla ishte i pajisur me një thikë dhe një kallashnikov, i cili kishte fishekët e vendosur në fole, gati për të qëlluar.
Policia vijon hetimet për rastin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.







