(Video+Emrat) Mbollën kanabis në fshatrat e Krujës, në pranga dy gjyshërit

0

Krujë, në prangat e policisë kanë rënë, Xhemal Ivani, 67 vjeç dhe Ali Kulla, 62 vjeç, të cilët kishin kultivuar kanabis në fshatrat Krastë dhe Brret.

Njoftimi i policisë

Krujë/Vijon plani operacional policor, anticannabis, i koduar “Koordinata”.

Arrestohen në flagrancë autorët e 2 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë. Konkretisht:

-u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike;
-u arrestua në flagrancë A. K., 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fourteen + thirteen =