(Video+Emrat) 2 të arrestuar në Mallakastër, u kapën mes parcelës me kanabis

0

Mallakastër, në pranga kanë rënë Admir Heqimaj dhe Krenar Mesutaj, u kapën teksa punonin në parcelën me 132 rrënjë kanabis në fshatin Visokë.

Njoftimi i policisë

Mallakastër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Visokë, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Visokë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Mazren”, në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × 2 =