Video qesharake/ Tentoi të hynte me dhunë në një qendër numërimi, i riu lë policët si preshë

0

Nje 18-vjeçar I dhunshëm ka tentuar të hyjë në një qendër numërimi, por nuk është lejuar nga policët të cilët i ka kundërshtuar me dhunë dhe në momentin e ndalimit u ka shpëtuar nga duart duke rrëzuar disa prej tyre, siç shihet dhe në video.

Gjithashtu në Kukës është proceduar dhe një 19-vjeçar që fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 − six =