Video/ Kontrabandë ilaçesh, arrestohen pronarët e 4 farmacive në Fier

0

4 pronarët farmacish jane arrestuar me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

SIpas njoftimit të policisë në BANESAT dhe farmacitë e Shezai Yzeirit, Anxhela Xhemalit, Pleçe Byzykut dhe Tereza Plakut jane gjetur ilaçe kontrabandë me vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.

NJOFTIMI I POLICISË FIER

Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni policor i koduar “Medicine”.

Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.

Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

six + 11 =