Video/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin e XIV, e fton për të vizituar Shqipërinë

0

Sot, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës.

Gjatë bisedës me Atin e Shenjtë, Imzot Gjergji i tregoi se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.

Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vizitojë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eight − 4 =