VIDEO/ Asani shkëlqen në Champions League, depërtimi i pandalshëm dhe asistimi i përsosur

0

Në pjesën e dytë të takimit Al Ain – Esteghlal FC, të vlefshëm për grupet e Champions League aziatike, Jasir Asani u bë protagonist. Ndeshja ishte në barazim 1 – 1 kur sulmuesi i Shqipërisë la shenjën e tij në lojë.

Në minutën e 50-të, ish-bomberi i Partizanit u tregua i pakapshëm në krah dhe kundërshtari mundi ta ndalte vetëm me faull.

Një minutë më pas, nga goditja standarde e fituar, Asani përdori të majtën e tij të saktë për t’i dhënë një asist të përsosur Fallahut, i cili shënoi në minutën e 51-të. Anësori i Shqipërisë po kalon një sezon mbresëlënës me Esteghlal FC, me 9 gola dhe 2 asiste në 17 paraqitje.

The post VIDEO/ Asani shkëlqen në Champions League, depërtimi i pandalshëm dhe asistimi i përsosur appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 − four =