Mesazhi tjetër i urimit për kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt ka ardhur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në një postim në rrjetet sociale ajo ka uruar Ramën për rezultatin zgjedhor dhe thotë se Shqipëria e meriton të jetë në BE dhe se do të vazhdojnë rrugën për ta bërë të mundur këtë.
“Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan ai.
Urim ka bërë edhe Antonio Kosta, Presidenti i Këshillit Evropian, i cili e quan mbresëlënëse fitoren e Ramës.

“Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Kosta.











