Vlorë, Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri” dhe emrat e tjerë Flodian Serjani e Flodian Mamo, është arrestuar nga policia në një hotel në Orikum, si autori i dyshuar i vrasjes së Gentian Bejtjas.
Ngjarja ndodhi në 15 mars 2024, në fshatin Larushk të Fushë Krujës, teksa Bejtja vadiste pemët në bahçen e shtëpisë.
Gjatë arrestimit, Plakut iu gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2019 u arrestua si kreu i një grupi kriminal që trafikonte kanabis me gomone drejt Italisë.
Hetimet paraprake tregojnë se vrasja e Bejtjas dyshohet të jetë urdhëruar nga jashtë vendit, konkretisht nga Dubai. Më herët, për këtë ngjarje janë arrestuar edhe Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, si bashkëpunëtorë në krim.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e porositësve të mundshëm.







