U shkarkua nga Rama, Veliaj kundërshton në Gjykatë Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm

0
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore, nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të.

Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar, është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Në këtë rast, çështja kryesore që Gjykata duhet të vlerësojë është nëse procesi i shkarkimit ka respektuar kompetencat dhe garancitë që Kushtetuta imponon në nenin 115, apo nëse është bërë një interpretim i gabuar i nenit 62 për të tejkaluar ato garanci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

6 − 5 =