A jemi vërtet duke e kontrolluar teknologjinë, apo ajo po na kontrollon ne?
Jetojmë në një epokë ku gjithçka është e lidhur me teknologjinë: zgjimi me alarmin në telefon, lajmet që na shfaqen në rrjetet sociale, mënyra si blejmë, si komunikojmë, madje edhe si dashurojmë. Por, nëse ndalemi një çast dhe shikojmë përtej rehatisë që na ofron teknologjia… do të fillojmë të shohim diçka më të errët
1. Inteligjenca Artificiale po mëson më shumë për ne, se sa ne për veten
AI-të moderne analizojnë çdo klikim, çdo fjalë që shkruajmë, çdo foto që shikojmë më shumë se 3 sekonda. Me algoritme që dinë të parashikojnë emocionet tona, ato jo vetëm që na manipulojnë mendimet, por edhe sjelljen tonë. Pyetja nuk është më “Çfarë dua të blej?”, por “Çfarë don teknologjia të blej unë?”
2. Fëmijët tanë po rriten me sy në ekrane, dhe mendje në re
Loja jashtë është zëvendësuar me TikTok, librat me video të shkurtra, dhe shoqëria me “follower”-a. E ardhmja? Një brez që nuk e njeh realitetin jashtë ekranit. A po edukojmë njerëz… apo përdorues?
3. Privatësia është një iluzion
Çdo fjalë që themi pranë telefonit mund të dëgjohet. Çdo vend që vizitojmë është i gjurmuar. Çdo “OK” që klikojmë, është një copëz tjetër e lirisë që dorëzojmë pa e ditur. Dhe kur të jetë tepër vonë, nuk do kemi më ku të fshihemi.
4. Makineritë po marrin punët tona – dhe kjo është vetëm fillimi
Robotët janë më të shpejtë, nuk lodhen dhe nuk ankohen. Po zëvendësojnë punëtorë në fabrika, shoferë taksish, madje edhe mjekë e programues. Çfarë do të ndodhë me ne kur të mos na nevojitet më askush?
5. Realiteti i Shtuar dhe Metaversi – bota ku do të arratisemi përgjithmonë
Imagjino një botë ku çdo gjë është më e bukur se realiteti yt. Ku s’ka dhimbje, s’ka përgjegjësi, por as e vërtetë. Një burg dixhital, ku njerëzit do futen me dëshirë… dhe nuk do duan të dalin më kurrë.









