Tiranë, ishte në arrest shtëpie dhe kanoste gruan dhe djalin se do i vriste, në pranga 48-vjeçari

0


TIRANE- Në pranga Elvis Bana, ishte në arrest shpëtie për vjedhje dhe kërcënonte gruan e djalin se do i vriste me hanxhar.

njoftimi i policisë

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × two =