Tabaku: Dy hapa që do të tregonin seriozitetin e qeverisë për BE-në

0

Jorida Tabaku vë në dyshim seriozitetin e qeverisë për integrimin europian, duke thënë se ai nuk provohet me deklarata, por me veprime konkrete. Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja e PD e cilësoi si test real të këtij vullneti tërheqjen nga nisma e socialistëve për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, konkretisht heqjen e pezullimit nga detyra në rast hetimi.

Sipas Tabakut, qeveria duhet të japë dy prova minimale: së pari, institucionet shtetërore të nisin të denoncojnë vetë rastet e korrupsionit në SPAK, dhe së dyti, të heqin dorë nga ndryshimet ligjore që sipas saj krijojnë mburojë politike për zyrtarët nën hetim. Për deputeten demokrate, integrimi nuk varet nga retorika, por nga vendime të thjeshta që tregojnë nëse qeveria e ka vërtet seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe rrugën drejt BE-së.

The post Tabaku: Dy hapa që do të tregonin seriozitetin e qeverisë për BE-në appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × four =