Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka prekur disa shtete evropiane, përfshirë Spanjën, Francën dhe Portugalin, duke shkaktuar kaos në rrugë, aeroporte dhe ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kjo ndërprerje ka pasuar me probleme të tjera, duke përfshirë ndërprerjen e sinjalit të telefonave dhe sistemi të komunikimit.
Në Spanjë, aeroporti i Madridit ka qenë ndër objektet e prekura, duke shkaktuar vonesa të fluturimeve dhe pasiguri për pasagjerët. Autoritetet kanë njoftuar se janë duke punuar për të rikthyer shërbimin normal, por ende ka zona ku energjia nuk është kthyer.
Për më tepër, hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse kjo ndërprerje është shkaktuar nga një sulm kibernetik. Ndërsa disa qytetarë kanë raportuar për vështirësi të mëdha në përditshmërinë e tyre, autoritetet janë duke analizuar mundësinë e ndërhyrjeve të jashtme që mund të kenë çuar në këtë situatë të jashtëzakonshme.
Kjo ndërprerje ka shkaktuar një tjetër shqetësim për sigurinë e sistemeve të energjisë në disa shtete të Bashkimit Evropian, duke nxitur nevojën për një kontroll më të fortë të infrastrukturës dhe sigurisë digjitale.










