Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një shtetas amerikan 60 vjecar ka vrarë gruan e tij në një hotel në lagjen “Gjuhadol”. Mësohet se burri e ka sulmuar gruan me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten, por është kapur në kohë dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Shkaku i këtij akti të dhunshëm ende nuk është i qartë dhe policia është duke kryer hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas autoriteteve, çifti po qëndronte në hotelin e njohur në Shkodër, kur ndodhi incidenti fatal.
Policia është vënë në lëvizje dhe po punon për identifikimin e motiveve që mund të kenë çuar në këtë tragjedi. Gjithashtu, për momentin, gjendja e burrit që ka tentuar të vetëvritet mbetet e rëndë dhe ai është nën kujdesin e mjekëve..








