Shiste naftë pa kupon, në pranga pronari, bllokohet karburanti (Video+Emri)

0

Tiranë, është arrestuar në Paskuqan shtetasi Bashkim Maçi pasi shiste naftë pa kupon në karburantin e tij, për të cilën nuk kishte as fatura blerje.

Policia ka bllokuar karburantin me dyshimin se nafta ishte kontrabandë dhe do vijojë i bllokuar deri në sqarimin e situatës.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Bllokohet një karburant në Paskuqan, në të cilin shiteshin hidrokarbure pa kuponë.

Arrestohet pronari i subjektit, pasi nuk kishte as fatura blerjeje për lëndët hidrokarbure, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, pasi në karburantin që kishte në pronësi, në rrugën “Hasan Zylfia”, Paskuqan, shiteshin lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje.

Gjithashtu, u bllokua ky subjekt, deri në verifikimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 − two =