Sherr dhe të shtëna me armë në një qendër votimi në Fushë Milot

0

Një sherr ka shpërthyer në një qendër votimi në Fushë Milot, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt. Gjatë sherrit, njëri prej tyre, Kastritot Përdoda, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij incidenti. Dyshimet janë se konflikti ka ndodhur mes Përdodës dhe Astit Lleshi, por ende nuk dihen motivet e plota të sherrit. Autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 3 =