SHBA – Trump: BE reagoi me zgjuarsi ndaj tarifave

0

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump tha se Bashkimi Evropian ishte treguar “shumë i zgjuar” në vendosjen për të pezulluar përgjigjen e tij ndaj tarifave amerikane për 90 ditë, një ditë pasi presidenti amerikan mori një vendim të ngjashëm për zbatimin e këtyre tarifave.

“Ata ishin gati të shpallnin hakmarrjen dhe më pas mësuan se çfarë kishim bërë në lidhje me Kinën dhe të tjerët (…) dhe i thanë vetes se do të përmbahemi pak”, deklaroi Donald Trump duke përsëritur se BE-ja ishte projektuar me qëllimin për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti sot njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump – për pezullimin e tarifave të reja reciproke për shumicën e vendeve për 90 ditë – për të lejuar negociatat.

“Është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale”, tha Von der Leyen.

“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit”, shtoi ajo.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllimin e arritjes së marrëveshjes së tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen./  /os/

The post SHBA – Trump: BE reagoi me zgjuarsi ndaj tarifave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × 3 =