Një tjetër resort pritet t’i shtohet brengdetit të Shëngjinit. Projekti i ideuar nga arkitekti Chris Precht në bashkëpunim me Studio Precht dhe W10 Architects, synon ndërtimin e “The Northern” që do të duket si një shkëmb e pandarë nga mali ku do të ndërtohet.

Bazuar në fotot e këtij projekti lihet të kuptohet që ndërtimi do të jetë me ballkone të harkuara, me material prej druri që dukej si pjesë e shkëmbit.
Ky resort të krijon përshtypjen se është i bërë njësh me natyrën, e që zbukurohen me pamjen nga deti.
Ky projekt ka 3 pika kryesore:
- Forma me tarracë dhe tonalitete tokësore, duke krijuar një marrëdhënie harmonike me peizazhin malor.
- Tarraca me tulla të lakuara dhe skajet e rrumbullakosura, që ngjallin imazhin e një anijeje të ankoruar në male.
- Hapësira në natyrë të harmonizuara me malin e detin











