Rama merr një tjetër urim për fitoren, Sela: Shqiptarët treguan pjekuri politike

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën.Sela shkruan se shqiptarët treguan pjekuri politike në rrugën vazhdimin e rrugës Evropiane.

Urimi i plotë i Ziadin Selës

Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane. Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme. Urime edhe të gjithë pjesëmarrësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit. Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t’i shohim në familjen e madhe Evropiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara. Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × 4 =