Carlo Ancelotti ‘lë’ Real Madridin, më 26 maj trajner i një ekipi të ri

0

Carlo Ancelotti, një nga trajnerët më të rëndësishëm në botën e futbollit, do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Njoftimi është bërë të hënën nga federata e vendit.

65-vjeçari aktualisht është trajner i gjigantit spanjoll Real Madrid, do të fillojë rolin e tij të ri më 26 maj pas përfundimit të sezonit të La Liga-s, sipas Konfederatës Braziliane të Futbollit.

“Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani po udhëheq ekipin më të madh kombëtar në planet. Së bashku, do të shkruajmë kapituj të rinj të lavdishëm për futbollin brazilian”, ka deklaruar Ednaldo Rodrigues, president i Konfederatës Braziliane të Futbollit.

Ancelotti ka fituar 15 trofe gjatë dy periudhave me Real Madridin, përfshirë dy tituj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 − thirteen =