Qeveria heq dorë nga ‘Paqja fiskale’, kërcënon qytetarët e bizneset me sekuestro e burg

0

Fushata mbaroi, zgjedhjet i fituan, tani le të fillojë aksioni i mbledhjes së parave. Kjo është ajo që po ndodh me qytetarët e bizneset në vend.

Pas premtimit për ‘Paqen Fiskale’, që do të bëhej gati prej qershorit, e cila parashikonte falje detyrimesh, apo gjobash e deri tek lejimi i deklarimit të parave të fshehura, tatimet kanë nisur një aksion që parashikon gjoba e deri ndjekje penale nëse nuk justifikon pasurinë.

Po kështu tatimet kanë firmosur një marrëveshje që parashikon edhe sekuestro makinash e deri tek bllokim banese nëse nuk shlyejnë në kohë detyrimet tatimore.

“Kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit”, ka deklaruar ministrja e shtetit për sipërmarrjen Delina Ibrahimaj me 24 prill 2025.

Ndërkohë më 27 maj Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ka bërë thirrje bizneseve të paguajnë detyrimet nëse nuk duan të përballen me penalitete siç parashikon ligji.

‘AT ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime!’, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Qartazi nuk po mbahet zotimi i fushatës elektorale që pritej të përgatitej që në muajin qershor dhe të ishte në fuqi për 3 vite për bizneset.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

17 + 2 =