Protesta pa njerëz e Berishës! Vendos fëmijë të sulmojnë BE-në

0

Revoltën për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit, PD po mundohet ta shpalosë me çdo lloj forme, madje duke mos kursyer as fëmijët.

Një fëmijë mori megafonin, e foli në emër të popullit, duke sulmuar Bashkimin Evropian.

“Ne nuk duhet të na interesojë fare për Evropën, dhe të mos e lëmë Edi Ramën të na shkatërrojë vendin”, tha fëmija.

Kurse deputeti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu, pati një urim për liderët e BE-së.

“Liderëve të BE-së i uroj të mos sëmuren se këtu s’ka ilaçe, s’ka spitale dhe s’ka as shtretër ku të kurohen”, tha Balliu.

“Të bësh përgjegjës opozitën për humbjen është të humbësh kohën”, u shpreh një protestues.

Kjo është protesta e parë që po mban PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

9 + thirteen =