Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Gjici pati kërkuar që të linte qelinë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe gjendjes së rënduar psikologjike si dhe kishte shfaqur probleme kardiovaskulare dhe diabet.
Safet Gjici është arrestuar në qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma Kaçi. Po ashtu ndaj tij rëndonte akuza për “shpërdorim detyre” dhe “abuzim me tendera”.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg , ndërkohë që gjykata ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit ta shlyej në ‘arrest shtëpie’.







