Plug and Play Tirana Expo 2025

0

Një dritare globale për inovacionin dhe startup-et

(Plug and Play Expo 2025 nuk është thjesht një aktivitet, por një dritare drejt së ardhmes, një vend ku idetë lindin, rriten dhe gjejnë mbështetjen e duhur për t’u kthyer në histori suksesi.)

Në tetorin e këtij viti, Tirana do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë dhe sipërmarrjes në rajon. Në datat 16-17 tetor 2025, Piramida e Tiranës do te pulsoje nga energjia dhe do të shndërrohet në qendrën më të madhe të inovacionit në rajon, duke mirëpritur Plug and Play Tirana Expo 2025. Ky panair, i organizuar për herë të parë në Shqipëri, sjell bashkë liderë teknologjie, investitorë ndërkombëtarë, startup-e të reja dhe vizionarë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen digjitale.

Dy ditë të mbushura me ide

Programi i panairit përfshin sesione mbi inteligjencën artificiale, fintech, shëndetësinë dhe mirëqenien, tregtinë elektronike, cybersecurity dhe platformat e shërbimeve. Vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin punëtori, prezantime, “matchmaking”, Startup Fair dhe Innovation Walks, si dhe të krijojnë kontakte në eventet e dedikuara për networking.

Startup-et pjesëmarrëse

Pjesëmarrëse do të jenë 22 start up mbulojnë fusha nga tregtia online te shërbimet shëndetësore, të gjitha të gatshme për të treguar potencialin e tyre për investime dhe partneritete. Ata janë: 3i Solutions, Alphatechs (Sphere), Axiom Breach, atWork, Bliss, Dataplayer, Dialogo, Doll’App, DuaDok, EU Presence, InsectIntel, Growsoft SHPK (RoaaDent), Infinitcode AI, KaKtu, Kidsday, NEKOD, Patoko, POK by Rpay, Synaps, T-Blocks, Wolf Technologies, XY CYBER.

Një dritare globale nga Tirana

Plug and Play është një nga akseleratorët më të fuqishëm në botë, me mbi 30 unicorn-e të mbështetur dhe një rrjet prej qindra partnerësh globalë. Përmes mbështetjes së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në bashkëpunim me: IDEMIA, Bashkia e Tiranës, Piramida dhe Innovation Hub, programi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri një qasje të strukturuar të akselerimit të startup-eve. Panairi i Tiranës e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të inovacionit, duke i dhënë sipërmarrësve vendas dhe publikut mundësinë të lidhen me ekosistemin botëror të teknologjisë. Për të rinjtë është një rast për të prezantuar idetë e tyre, për kompanitë një mundësi për të parë risitë që do të transformojnë tregun dhe për publikun një eksperiencë unike për të hyrë në botën e së ardhmes.

The post Plug and Play Tirana Expo 2025 appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 + fourteen =