Wolt forcon shtyllën e tregtisë lokale dhe përshpejton rritjen në Shqipëri

0

Wolt, kompania udhëheqëse e teknologjisë, po shënon rrugën e saj në Shqipëri duke reflektuar në mbi një vit operimesh edhe ndikimin konkret që ka pasur në tregtinë lokale, punësimin dhe transformimin e mënyrës së konsumit, duke theksuar arritjet kryesore gjatë kësaj periudhe.

Në vetëm një vit prani aktive në tregun shqiptar, Wolt është shndërruar në një partner strategjik për bizneset lokale dhe në një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë urbane, duke i ndihmuar konsumatorët të arrijnë me lehtësi atë që u nevojitet, duke mbështetur tregtarët në transformimin e tyre digjital, duke ofruar mundësi domethënëse të ardhurash për partnerët korrierë, e duke krijuar një ekosistem të qëndrueshëm që lidh konsumatorët, tregtarët dhe partnerët e shpërndarjes. Duke bashkuar teknologjinë, logjistikën dhe inovacionin në shitje me pakicë, Wolt e ka bërë porositjen online një zgjidhje të përditshme, të arritshme dhe të besueshme për mijëra konsumatorë.

Që nga nisja zyrtare e operimeve në vitin 2024, Wolt ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, duke operuar aktualisht në 4 qytete kryesore dhe me plane konkrete për zgjerim edhe në 3 qytete të tjera gjatë periudhës në vijim. Ky zgjerim pasqyron jo vetëm kërkesën në rritje, por edhe potencialin që platforma sjell për zhvillimin ekonomik lokal.

Sot, ekosistemi i Wolt në Shqipëri përfshin mbi 1,000 partnerë tregtarë aktivë nga sektori i restoranteve dhe shitjes me pakicë, të mbështetur nga një rrjet prej rreth 800 partnerësh korrierë që gjenerojnë të ardhura sipas disponueshmërisë përmes platformës, si dhe rreth 80 punonjës, duke kontribuar në krijimin e vendeve të punës cilësore dhe në forcimin e sektorëve kyç të konsumit të përditshëm në vend.

Një aleat i vërtetë për bizneset lokale

Wolt ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, duke u ofruar mundësi të shtuara në teknologji, logjistikë dhe një bazë më të gjerë klientësh, si edhe duke nxitur digjitalizimin. Për shumë restorante dhe dyqane lokale, platforma është kthyer në një kanal shtesë dhe të qëndrueshëm shitjeje, duke rritur volumet e porosive dhe dukshmërinë e tyre në treg, si dhe duke mbështetur kalimin e tyre drejt ekonomisë digjitale.

Sot, platforma ofron një gamë të gjerë kategorish, nga restorantet te dyqanet ushqimore dhe supermarketet, dyqanet e përballueshme të shitjes me pakicë, bukurinë dhe kozmetikën, produktet për kafshët shtëpiake, artikujt për shtëpinë, elektronikën, si edhe dhuratat e lulet, duke u shndërruar në një qendër tregtare digjitale brenda xhepit të konsumatorëve. Ky evoluim e pozicionon Wolt-in si një “qendër tregtare në xhep”, duke riformësuar rehatinë dhe duke forcuar zinxhirin e furnizimit urban në Shqipëri, përmes një qasjeje më të shpejtë dhe më të besueshme ndaj nevojave të përditshme.

“Viti ynë i parë në Shqipëri ka dëshmuar se Wolt është shumë më tepër sesa një platformë shpërndarjeje,” u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën. “Ne kemi ndërtuar një ekosistem që mbështet bizneset lokale, krijon mundësi reale të ardhurash për partnerët korrierë dhe sjell vlerë të përditshme për konsumatorët. Misioni ynë në Wolt është të sjellim gëzim, rehati dhe mundësi të ardhurash për komunitetet ku operojmë – duke u shndërruar në një dyqan të vërtetë në xhepin e klientit.”

Me plane të qarta zgjerimi, investime të vazhdueshme në teknologji dhe fokus të fortë te cilësia e shërbimit, Wolt mbetet i përkushtuar për të qenë një partner afatgjatë për ekonominë shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e tregtisë, punësimit dhe përvojës urbane të konsumit.

 

Për më shumë informacion, vizitoni: www.wolt.com.

The post Wolt forcon shtyllën e tregtisë lokale dhe përshpejton rritjen në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fourteen − 4 =